top of page

Dafina Zeqiri Fashion

Çdo videoklip i saj nis me kurorën e “Mbretëreshës”… Këtë epitet Dafina Zeqiri e pasqyron në çdo paraqitje të saj. Nëse vëzhgohen rrjetet sociale të këngëtares kuptohet pasioni për modën dhe stili i veçantë që Zeqiri ka krijuar në 9 vite karrierë. Me një fizik për tu admiruar çdo veshje merr kuptimin e duhur në trupin e saj… Bashkëpunimi me dizajneren Lia Stublla ka qenë një histori suksesi që Dafina të klasifikohet si një ndër të veshurat më mirë. Në trupin e saj duken bukur edhe veshjet e meshkujve ndërsa sensualitetin e shfaq në tapetin e kuq. Mirëpo jo gjithmonë veshja e saj ka qenë goditje në shënjestrën e duhur… Vitet e para në skenë na kanë njoftuar me një Dafinë më të thjeshtë në dukje e ndërsa sot ajo është një ikonë e modës. Dafina Zeqiri ka guxuar të eksperimentoj jo vetëm në flokë apo ngjyrën e kostumeve por edhe në zhveshje… Mirëpo edhe zhveshjet kanë pasur prerjen e duhur në vendin e duhur…Per kete sigurisht i merr meritat Dafina dhe stilistja e saj Lia Stublla.. Dafina Zeqiri është ndër të paktat këngëtare që ka sjell një tendencë të re në veshje … Çdo herë vjen ndryshe por cilat do të jenë fantazitë e radhës të këngëtares?

Always a QUEEN <3


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Clean
  • Twitter Clean
  • Instagram Clean
  • YouTube Clean
  • RSS Clean
bottom of page